Konsull i Përgjithshëm

Gentiana Mburimi
 
Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari, Itali (Shtator 2020).
 
Ministër Fuqiplotë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë, Itali, (2015-2020).
 
Shefe e Ceremonialit të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2011- 2015).
 
Prej Shtatorit të vitit 2010 deri më Prill të vitit 2011, ka punuar si specialiste në Zyrën e Informacionit dhe Përkthimit, Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit, Ministria e Punëve të Jashtme.
 
Shkurt 2006 deri më Shtator 2010, Sekretare e Parë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Stokholm, Suedi.
 
Gusht 2003 - Mars 2006   Specialiste në Drejtorinë e Shtypit dhe Informacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
 
Korrik 2001 - Gusht 2003  Specialiste në Drejtorinë e Arkivit dhe Dokumentacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
 
Tetor 1997 - Korrik 2001, Specialiste në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në  Ministrinë e Punëve të Jashtme.
 
Gusht 1993 - Shtator 1997, Drejtoria Juridike, Ministria e Punëve të Jashtme.
 
Gjatë karrierës znj. Mburimi ka kryer disa trajnime në fushën e diplomacisë në Kinë, Austri, Greqi, Indi. Ka diplomë Juristi dhe Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Politikën e Jashtme dhe Diplomaci.
 
Znj. Mburimi flet rrjedhshëm italisht dhe anglisht dhe ka njohuri të mira të frëngjishtes.
 

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel / Fax

Tel. +39 080 2055842
Nr i emergjences: +39 080 2055842

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 14:00