LEJE PËR TRANSPORT TRUPI/HIRI

Albanian

Pajisja me Leje Kalimi bëhet gjithashtu për kthimin në Shqipëri të trupit/hirit në rastin e vdekjes së një shtetasi shqiptar, pasi një agjenci funerale/familjar plotëson dokumentacionin dhe kryen procedurat e nevojshme pranë administratës vendase. Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
 
Hapi i parë është aplikimi në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9766
 
Hapi i dytë, mënjëherë pas aplikimit online, është dërgimi me postë i dokumenteve:

  1. Kopje e dokumentit shqiptar të identifikimit të shtetasit të ndjerë (kopje pasaporte ose kartë identiteti );
  2. Çertifikatë apo akt vdekje (statement of death/certificate of death) e lëshuar nga Shërbimi i Provincës në Kanada dhe e legalizuar (shih procedurën e legalizimit);
  3. Dokument identifikimi i aplikuesit (të familjarit apo personit të ngarkuar nga agjencia funerale);
  4. Nëse aplikuesi është agjencia funerale, nevojitet edhe dokumenti që familjarët kanë autorizuar agjencinë për kryerjen e veprimeve;
  5. Zarf i parapaguar (shih shërbimin postar).

 
Ky shërbim është falas.
Vini re:Legalizimi i çertifikatës/aktit të vdekjes është i domosdoshëm pasi bën të mundur çregjistrimin e shtetasit të vdekur nga Regjistri i Gjendjes Civile në Shqipëri ku figuron i regjistruar.
 
Duke qenë se aktualisht DFATD po aplikon afate të zgjatura autentikimi, ju mund të dërgoni vetëm certifikatën/aktin e vdekjes origjinal, të paautentikuar, që ambasada të lëshojë më urgjencë Lejen e Transportit të Trupit.
 
Më pas, ju mund të vijoni me ndjekjen e procedurës së legalizmit të certifikatës/aktit të vdekjes, që mundëson çregjistrimin e shtetasit të ndjerë në RSH.

Postal Address

Embasy of Albania
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00