LEGALIZIM DOKUMENTESH

Albanian

Legalizohen të gjithë dokumentet që lëshohen në Kanada në mënyrë që të jenë të vlefshme për përdorim në Shqipëri. Këto dokumente, para se të dërgohen në Ambasadë për legalizim, duhet të autentifikohen më parë në zyrën e autentikimeve pranë DFATD (Department of Foreign Affairs Trade and Development) në adresën:
 
Global Affairs Canada
Authentication Services Section (JLAC)
125 Sussex Drive
Ottawa, ON, K1A0G2
 
Për lindjet, martesat, vdekjet në Kanada duhen legalizuar certifikatat/aktet përkatëse të lëshuara nga Shërbimi i Provincës, pasi vetëm legalizimi i dokumenteve mundëson regjistrimin e fëmijës, martesës dhe vdekjes në Shqipëri.
 
Vini re:Gjendja Civile në Shqipëri pranon dhe administron vetëm dokumente origjinale (jo kopje të noterizuara), të cilat nuk ju kthehen mbrapsht. Nëse nuk dëshironi të dorëzoni certifikatat origjinale që dispononi, ju mund të porosisni certifikata të reja pranë Shërbimit të Provincës përkatëse në Kanada dhe t’i perdorni për këtë procedurë.
 
Procedura e legalizimit që duhet të ndiqni, në çdo rast, është si më poshtë:
 
Hapi i parë është aplikimi online në platformën e Shërbimit Konsullor Online, në linkun përkatës për legalizimin: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9773   
Shënim: Aplikimi online ne e-albania është i detyrueshëm për cdo shërbim konsullor drejtuar ambasadës. Ju duhet të kryeni aq aplikime sa keni edhe dokumente për të legalizuar.
Hapi i dytë, mënjëherë pas aplikimit, është dërgimi i dokumentit/eve në DFATD për autentikim. Zarfi drejtuar DFATD duhet të përmbajë:

  1. Dokumentin/tet që jeni të interesuar të legalizoni. Kriteret që duhet të plotësojë dokumenti për tu autentikuar nga DFATD gjenden në këtë link: https://www.international.gc.ca/gac-amc/about-a_propos/services/authentication-authentification/step-etape-2.aspx?lang=eng;
  2. Formularin e kërkuar nga zyra e autentikimeve, ku zgjidhni opsionin e dërgimit të dokumenteve në Ambasadë, për lehtësi e gjeneroni në këtë link:https://www.international.gc.ca/gac-amc/assets/pdfs/about-a_propos/services/authentication-authentification/ext2165e.pdf
  3. Zarfin e parapaguar (shih shërbimin postar);
  4.  Mandatpagesën (shih mënyrën e pagesës).  

 
DFATD pas autentikimit i përcjell dokumentet së bashku me zarfin e parapaguar dhe mandat pagesën në adresë të Ambasadës që të vijojmë me legalizimin.
 
Afatet e autentikimit nga autoriteti kompetent kanadez i gjeni në këtë link:  
https://www.international.gc.ca/gac-amc/about-a_propos/services/authentication-authentification/step-etape-1.aspx?lang=eng  
 
Ambasada i legalizon dokumentet brenda ditës nga marrja e tyre nga DFATD.
 
Vini re:Prej COVID-19, DFATD nuk ofron shërbime në sportel, ndaj e kemi të pamundur legalizimin e dokumenteve të paautentikuar nëse zgjidhni të paraqiteni personalisht në Ambasadë.

Postal Address

Embasy of Albania
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00