VËRTETIM KONSULLOR PËR AUTORITETIN KANADEZ TË EMIGRACIONIT

Albanian

Në kushtet kur nuk ofrohet ende shërbimi i pajisjes me pasaporta biometrike dhe karta identiteti për shtetasit shqiptarë rezidentë në Kanada, të cilët janë duke kryer procedurën e pajisjes më leje qëndrimi të përhershëm (PR), lëshohet vërtetim me anë të së cilit konfirmohet pamundësia e pajisjes me pasaportë biometrike/kartë ID pranë përfaqësisë.
 
Për tu pajisur me të duhet të ndiqni procedurën e mëposhtme.
 
Hapi i parë është aplikimi në e-albania.al në këtë link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9775
 
Hapi i dytë, menjëherë pas kryerjes së aplikimit, është dërgimi me postë i dokumenteve:

  1. Kopje dokumenti identifikimi shqiptar (pasaportë ose kartë identiteti);
  2. Kopje të dokumentit të emigracionit ku kërkohet pajisja me këtë vërtetim, nëse e dispononi;
  3. Mandatpagesë (shih mënyrën e pagesës);
  4. Zarfi i parapaguar (shih shërbimin postar). 

Postal Address

Embasy of Albania
130 Albert Street, suite
302 Ottawa, ON, KIP 5G4

Tel / Fax

Tel. +1 613 236 3053
Tel: +1 613 236 3053
Fax. +1 613 236 0804

Only Emergency Cases! Tel: 001 613 864 75 75

E-MAIL

embassy.ottawa@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00