Ministri Bushati merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të EJL në Berlin

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Konferencën VII të Ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore në Berlin, me ftesë të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë dhe Institutit Aspen.Në fokus të Konferencës ishin paketa e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, metodologjia e re e Komisionit Evropian në këtë drejtim, kriza e refugjatëve dhe migracioni, lufta kundër terrorizmit si dhe politikat e integrimit në strukturat Euro-Atlantike.Duke u ndalur në zhvillimet më të fundit dhe krizat migratore me të cilat përballen sot BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ministrat vunë theksin në impaktin që kanë fenomene të tilla në jetën e përditshme të qytetarëve si dhe nevojën për një qasje kolektive në përballimin e tyre, duke bërë thirrje për solidaritet, përgjegjshmëri dhe bashkëpunim pragmatik mes vendeve anëtare dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.Ministri Bushati u ndal në forcën gravitacionale të BE-së si faktori kryesor në formësimin e jetës ekonomike, politike dhe sociale ne Ballkanin Perëndimor, si dhe kujdesin që duhet të tregohet, në mënyrë që kriza të tilla si ajo e refugjatëve të mos ndikojnë në politikën e zgjerimit të BE-së.Në fjalën e tij, Ministri Bushati nënvizoi se: “Ndërsa Ballkani Perëndimor ka operuar mbi një pakt stabiliteti, procesi i Berlinit mundësoi krijimin e një pakti ndërlidhshmërie dhe tashmë vendet tona janë në kërkim të një pakti demokracie dhe zhvillimi". Në fjalën e tij, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Steinmeier, duke u ndalur në ecurinë e secilit prej vendeve të rajonit në proceset integruese, u shpreh se: "Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe duhet të vijojë tashmë me detyrën e vështirë të një reforme tërësore dhe të thellë të sistemit të drejtësisë”.Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Gentiloni, gjatë fjalës së tij në konferencë, u shpreh se Shqipëria ka vijuar me reformat dhe duhet të vazhdojë përpjekjet për të ecur së shpejti drejt hapjes së negociatave për anëtarësim. “Italia është angazhuar në procese kreative të bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë trilateralin Shqipëri-Itali-Serbi, Iniciativën e vendeve të Evropës Qendrore si dhe Strategjinë e BE-së për Makro Rajonin Adriatiko-Jonian”, tha Gentiloni.Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu takime në Bundestag si dhe në Kancelarinë Federale për të këmbyer pikëpamje mbi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe zhvillimet më të fundit në rajon.

Adresse

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Konsularabteilung

Tel. +49 174 8619587

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

Öffnungszeiten

Montag bis Freitag
09:00 - 17:00
Öffnungszeiten Konsularabteilung
Montag 10.00- 14.00
Mittwoch 10.00-14.00
Freitag 09.30 - 13.00