Presidentja e Parlamentit te Landit te Vestfalise te Renit Verior Carina Gödecke

 Shume i nderuari zoti President  Meta,e nderuar Zonja Ministre Kumbaro dhe Zoti Minister Murati,Zoti Ambasador, Zonja Konsulle e Nderit,shume te nderuar zonja dhe zoterinj,te dashur kolege dhe kolege,te dashur miq e te ftuar ! I Nuk ka patur deri me sot ne kete Parlament nje konstelacion te tille: Ne po hapim nje ekspozite arti ne kuadrin e nje dite feste nacionale te nje shteti te huaj ne pranine e  Kryetarit te Kuvendit, te Ministres se Kultures si dhe te Ambasadorit te tij. Dhe te gjithe kete e ka bere te mundur  dhe e ka realizuar Konsullja  e Nderit  pas  vizites se saj prezantuese ketu tek une dhe me miratimin tim. Kjo eshte nje arritje  grandioze ne kuptimin e plote te integrimit evropian, e nderuara zonja Stephan. Une gezohem shume , qe kam rastin t’ju pershendes te gjitheve ketu ne Parlamentin e Rinit te Veriut dhe Vestfalise me rastin e hapjes se ekspozites me vepra te artisteve shqiptare. Ne menyre teper te vecante pershendes Kryetarin e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Zotin Meta. Mire se vini Ilir Meta ! Kjo vlen gjithashtu dhe per Ministren e Kultures  te Republikes se Shqiperise . Miresevini  Mirela Kumbaro! I nderuari zoti Ambasador Kuko, edhe ju jeni gjithashtu po kaq i mirepritur per ne, ashtu sikurse dhe Ministri i Diaspores se Kosoves, i nderuari zoti Murati. II Te nderuar miq,Shqiperia – edhe ne shekullin e 21 eshte per shume njerez ketu ne Gjermani dhe ne Landin e Vestfalise ne Renin Verior nje njolle e bardhe  ne harte ,  shpesh e karakterizuar nga mungesa e informacionit apo nga informacioni gjysmak.  Fakt eshte se marredheniet gjermano-shqiptare jane te ngushta dhe ne baze partneriteti. Marredheniet diplomatike midis te dy vendeve jane vendosur ne vitin 1986. Ne kuadrin e procesit te demokratizimit qe nga viti 1991, keto marredhenie jane  intensifikuar. Me marrjen e statutit te kandidatit te mbeshtetur nga Gjermania ne qershor te 2014 per hyrje ne  Bashkimin Evropian, Shqiperia beri nje hap perpara drejt qellimit te perbashket te  te gjitha forcave te rendesishme politike ne vend per hyrjen ne Komunitetin Evropian. Eshte ne interesin e pales gjermane, qe te kontribuoje nepermjet mbeshtetejes se procesit transformues per vendosjen e raporteve te qendrueshme,  demokratike dhe nje shtet ligjor ne Shqiperi dhe ne rajon. Persa i perket marredhenieve me  Landin tone, mund te flasim gjithashtu per nje zhvillim te kenaqshem. Volumi  i tregtise se jashtme midis Shqiperise dhe Landit te Rinit te Veriut dhe Vestfalise arriti ne vitin 2013  ne me shume se  30 Milione euro. Kontributit i Landit ne kuadrin e tregtise se jashtme gjermane  me Shqiperine ishte 13 perqind. Ne  muajin mars te ketij viti, sekretari i shtetit per ekonomine, zoti Günther Horzetzky, ishte per nje vizite ne Tirane bashke me firma sipermarrese te landit dhe eshte rene dakord per bashkepunime te metejshme. IIITe nderuar miq,ky zhvillim tregon gjithashtu, se ka akoma mundesi per shume me teper! Dhe eshte dicka shume e mire , qe ne kete rast kemi kulturen, e cila kuptohet nga njerezit ne gjithe boten, qe nderton ura per te lidhur njeri-tjetrin. Arti hap dyer dhe dritare, ai sjell ajer te paster dhe pamje ne perspektive. Kete gje ju e keni kuptuar prej kohesh, e nderuar zonja Konsulle, e dashur zonja Stephan dhe punoni per kete qellim me angazhim te madh. Per kete arsye ju  u bete iniciatore e „ Nentorit Shqiptar“ si nje projekt kulturor-politik dhe integrativ: Ne fillim te ketij muaji ju startuat Nentorin Shqiptar ne Essen me moton„Ne jemi Europa„. Ketu ju  sollet bashke ne menyre te suksesshme  politikane te parlamenteve dhe artiste te rinj nga Shqiperia dhe Landi yne. Sot Ju e vazhdoni me tej Nentorin  Shqiptar, nje dite para festes Tuaj Nacionale dhe na prezantoni veprat e  artisteve shqiptare me moton: „Shqiperia e pare me syte  e brezit te artisteve prej 1912 deri  me sot“Artistet jane sot ketu te pranishem dhe une u uroj atyre mireseardhjen. Ekspozita, e cila do te na  njohe me tej me Shqiperine , perbehet nga tre pjese: - 100 vjet Shqiperi ne vepra arti, te cilat jane nje deshmi vizuale e zhvillimit historik te vendit; - Shqiperia ne syte e brezit „Refugjate te vitit 1990„ nga kendveshtrimi i nje artisti shqiptar qe jeton ne Wuppertal, Z. Sali Allmuca. - Shqiperia e se ardhmes- ne forme pamjesh, instalacionesh artistike dhe skulpturash te artisteve te rinj nga Shqiperia, te cilat japin veshtrime ne zhvillimin aktual te vendit. Kjo eshte ekspozita e pare e ketij lloji ne Gjermani. Dhe fakti qe kjo ekspozite po organizohet ketu ne PARLAMENT, me mbush mua zonja Stephan me gezim dhe eshte shprehje e nje marredhenieje te re miqesore. IV.Te nderuar miq, natyrisht ne jemi te preokupuar mbi  valen e njerezve, qe largohen nga vendlindja e tyre, sepse jeta e tyre eshte ne rrezik ose nuk shohin asnje perspektive per te ardhmen per veten dhe familjet e tyre. Fakti, se nje pjese e madhe e ketyre njerezve vijne nga Shqiperia, me prek shume. Prandaj qellimi yne primar duhet te jete rritja e perspektives per te ardhmen per keta njerez ne vendin e tyre. Dhe une kam besim, se kjo gje mund te arrihet, sepse qe prej pak javesh mund te dallojme nje tendence te re: numri i njerezve qe duan te largohen nga Shqiperia eshte ulur ne menyre te ndjeshme. Ky eshte nje sukses i pare dhe na ben te shpresojme se Shqiperia ka nevoje per keta njerez ne ndertimin e nje shoqerie te qendrueshme dhe me baza te forta demokratike, ku mund te zhvillohet edhe mireqenia. V. I nderuar zoti Kryetar Meta,ne korrik te ketij viti, presidenti i Parlamentit Evropian, zoti Martin Schulz pati nderin qe te flase para kuvendit tuaj. Martin Schulz tregoi rrugen plot mundime te Shqiperise ne shekullin e 20-te, jo vetem pushtimin e vazhdueshem perfshi ketu dhe ate nga nazizmi gjerman, por edhe periudhen  pas luftes se dyte boterore mbas perdes te hekurt deri ne renien e saj - kur me se fundi mund te shprehej hapur fjala „liri“ dhe lindi shpresa drejt Evropes. Presidenti i Parlamentit Evropian rikujtoi, se  tashme 28 shtete kane rene dakord, qe te perballojne bashkarisht sfidat. Sepse, ashtu sic u shpreh ai „ne ndajme vlera te perbashketa dhe bashke jemi me te forte.“ Nje cerek shekulli mbas renies se perdes se hekurt, anetare te BE jane bere me se fundi edhe shtete te Evropes qendrore dhe Lindore. Ato kane realizuar reforma te rendesishme. Kjo ka kerkuar shume sakrifica nga njerezit e ketyreve vendeve. Por BE e mban fjalen ndaj atyre, qe me guxim ecin ne rrugen e reformave. Martin Schulz e perfundoi fjalen e tij ne kuvendin tuaj me keto fjale:Parlamenti Evropian perkrah ata, qe ndjekin rrugen e demokracise dhe te shtetit ligjor, dhe qe e kuptojne  pajtimin si celes te sigurise dhe te bashkepunimit ne Ballkanin Perendimor. Ne solidarizohemi me te gjithe njerezit ne Shqiperi, qe duan te krijojne nje te ardhme paqesore dhe te perbashket, qe zbatojne reformat dhe qe u shtrijne fqinjeve te tyre doren per pajtim, per te jetuar se bashku ne paqe dhe respekt reciprok.“ VI.I nderuari zoti president Meta,une e konsideroj viziten tuaj te sotme si fillimin e nje bashkepunimi  me te ngushte me Parlamentin e Landit. Une deshiroj, qe nga ky bashkepunim te dale nje sinjal, qe te arrije tek njerezit. Nje sinjal i perkatesise evropiane, ashtu sic ndodhi ne vitin 2004 pas zgjerimit te madh te BE. Eshte dhe mbetet fakt: Evropa eshte projekti i paqes ne kohen e sotme. Shtepia evropiane ka nje themel te forte, qe u reziston dhe stuhive te kohes. Dhe ne kete shtepi e ka vendin dhe Shqiperia. Ju falenderoj zoti President  Meta per  viziten Tuaj.E nderuar zonja Stephan, ju uroj nje sukses te jashtezakonshem ne angazhimin tuaj kulturor dhe politik, qe sonte do te kulmoje me nje koncert gala te muzikanteve shqiptare ne sallen Robert- Schumann. Miresevini dhe ju uroj nga zemra  sipas tradites ne Landin tone: Le te na prije fati!

Adresse

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Konsularabteilung

Tel. +49 174 8619587

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

Öffnungszeiten

Montag bis Freitag
09:00 - 17:00
Öffnungszeiten Konsularabteilung
Montag 10.00- 14.00
Mittwoch 10.00-14.00
Freitag 09.30 - 13.00