Articles

Informacion mbi funksionimin e Konsullates se Pergjithshme te RSH-se ne Mynih.

Albanian

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se Konsullata e Përgjithshme shqiptare në Mynih, ka filluar veprimet konsullore direkte për qytetarët shqiptarë me banim në Gjermani.
Ju sjellim në vëmendje se Konsullata në Mynih mbulon landet: Bavari, Baden Würtemberg, Saarland dhe Rheinland Pfalz.
Adresa e Konsullatës është: Ehrenbreitsteinerstrasse 28, 80993 München. 
Oraret e pritjes për qytetarët janë si në vijim: E Hënë - E Enjte 9.00 - 12.00 dhe 14.00 - 16.30.
Kontakte
Tel. +49 (0) 89 922 84 524

''Winnetou'', me protagonist aktorin shqiptar Nik Xhelilaj.

Albanian

Ne daten 14 dhjetor, ne ambjentet e Delphi Filmpalast ne Berlin, u zhvillua premiera e filmit ''Winnetou'', me protagonist aktorin shqiptar Nik Xhelilaj. 

Filmi eshte nje produksion i RTL dhe pritet te shfaqet se shpejti edhe si serial ne televizionin gjerman.

Urimet tona me te mira aktorit Nik Xhelilaj dhe suksese ne te ardhmen!

Forumi Ekonomik Shqipëri Perspektivat për Investitorët dhe Tregtisë

Albanian

Më 9 nëntor 2016, Komisioni Evropian paraqiti Raportin e Progresit 2016 mbi zhvillimin e Shqipërisë si një vend kandidat për anëtarësim në BE. Komisioni rekomandon shtetet e tij anëtare për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Cilat janë kërkesat dhe perspektivat për politikën dhe ekonominë? - Kjo është pyetja që adresoi Forumi Ekonomik mbi Shqipërinë, organizuar nga Shoqata Ekonomike Gjermano-Shqiptare, së bashku me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin, me rastin e Ditës Kombëtare të Shqipërisë.
 

Ministri bavarez i Drejtësisë Bausback priti homologun e tij shqiptar Ylli Manjani

Albanian

Ministri bavarez i Drejtësisë Prof. Dr. Winfried Bausback priti sot në Pallatin e Drejtesise ne Mynih  homologun e tij shqiptar Ylli Manjani, per një shkëmbim mendimesh mbi politikat ligjore. Bisedimet përfshine zhvillimin e bashkëpunimit bavarezo shqiptar është në fushen ligjore. Ky bashkëpunim, synon  të mbështese Shqipërine vecanerisht  në afrimin e saj me Bashkimin Evropian në fushën e drejtësisë. Më pas, Ministrat e Drejtësisë shkëmbyen mendime mbi reformën e gjyqësorit në Shqipëri dhe zbatimin e tij, si dhe çështjet aktuale të politikave ligjore.

Reforma Konsullore: lehtësohen procedurat midis Gjermanisë dhe Shqipërisë

Albanian

Reforma Konsullore: lehtësohen procedurat midis Gjermanisë dhe Shqipërisë

 

 

 

Pas Italisë dhe Belgjikës, që nga dita e sotme (12 dhjetor 2016), edhe Gjermania fillon zbatimin e regjimit pa legalizim të dokumenteve sipas Konventës së Hagës. Ky hap do t’i kursejë shtetasve tanë kohë dhe shpenzime.

 

Mbështetje e mëtejshme e Gjermanisë për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Albanian

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në deklaratën e përbashkët për mediat:
E nderuar zonja Kancelare!
E dashur Angela!
Faleminderit për ftesën për të ardhur në Berlin sot, më 28 Nëntor, Ditën e festës tonë kombëtarë të Pavarësisë, 104 vjet pas shpalljes së saj, dhe në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë, në rrugëtimin drejt integrimit të plotë me Bashkimin Europian.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ftuar në Landin e Schleswig Holstein

Albanian

Vizitë e nivelit të lartë në Kiel: Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, (djathtas) ka zhvilluar, sot me 7 nëntor 2016,  një vizitë zyrtare në landin e Schleswig Holstein. Delegacioni i kryesuar nga z. Meta zhvilloi takime me Kryeministrin e landit, z. Torsten Albig,  Kryetarin e Landtagut, z. Klaus Schlie, me Këshillin e të Urtëve, si dhe me drejtues të Universitetit të Kielit. Tematikat e bisedimeve u përqëndruan në rritjen e bashkëpunimit në çështjet ekonomike, zhvillimin e turizmit dhe promovimin e takimeve rinore.

Ballkani takon Bavarinë.

Albanian

Së bashku me homologun dhe mikun Enver Hoxhaj, Ministren Bavareze për Çështjet Evropiane Beate Merk, dhe miqë të tjerë nga rajoni morëm pjesë në Forumin e ParëEkonomik për Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në Mynih.

Së bashku me kolegun dhe mikun Enver Hoxhaj, Ministren Bavareze për Çështjet Evropiane Beate Merk, çelëm Konsullatën e përbashkët në Mynih.

Albanian

Së bashku me kolegun dhe mikun Enver Hoxhaj, Ministren Bavareze për Çështjet Evropiane Beate Merk, çelëm Konsullatën e përbashkët në Mynih.
Shtëpia e re e shqiptarëve në Mynih mbulon landet e Bavarisë, Baden-Württemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland, duke ofruar shërbime të sigurta e transparente.

Pages

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 2593040

Nr. i emergjences: +49 174 8619587

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00