Kancelarja gjermane Angela Merkel në Shqipëri

Kancelarja gjermane Angela Merkel Shqipëri

Kancelarja Federale gjermane Angela Merkel e vizitoi për herë parë Shqipërinë 8 korrik këtij viti. një segment kohor shkurtër, ajo u takua me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Bujar Nishani. fundin e vizitës, ajo asistoi seancën përmbyllëse Konferencës Ekonomike Gjermano-Shqiptare  Tirana Business Park, ku edhe mbajti një fjalim.

 

Temat e bisedave me zyrtarët e shtetit shqiptar ishin përmbledhura marrëdhënietdypalëshe dhe rajonale, rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, problemin e emigracionit, reformën Drejtësi, rininë edhe ekonominë.

Pas marrjes statusit kandidat për BE korrikun e kaluar, Gjermania mbështet gjithashtu Shqipërinë për përafrimin e mëtejshëm BE - u shpreh Merkel. Përsa i përket hapjes bisedimeve për anëtarësim, Merkel theksoi se për këtë qëllim nuk janë përcaktuar afate qarta, por duhet jenë vendet kandidate parat  duhet plotësojnë disa objektiva caktuara. Ajo vlerësoi marrëdhëniet ekonomike, por nga ana tjetër shpjegoi se ka ende mundësi shumëllojshme për t'i zgjeruar ato, si p.sh fushën e turizmit, furnizimit me energji elektrike apo telekomunikacionit.

Kurse kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se: “Kancelarja Merkel e kupton pa u habitur vështirësinë e vendeve evropiane të dala pas perdes së hekur për t’u përshtatur me kulturën e punës evropiane. Shqipëria i ka rënë të paguaj edhe koston më të lartë pasi për vendin tonë izolimi ishte edhe më i shtrenjtë. Ne kuptuam të vërtetën e pamëshirshme se për ta bërë Shqipërinë si Europa do na duhej më shumë kohë se ditët që na u deshën për të rrëzuar regjimin. Nivelin e zhvillimit të vendit nuk e përcaktojnë ato që kemi por ato që dimë. Nëse ka diçka të pazëvendësueshme dhe të pakonkurrueshme në alternativën e integrimit në BE është potenciali i madh i dijes.”...

Për emigracionin të dy zyrtarët e lartë pohuan se Shqipëria nuk është vend, nga i cili pranohen kërkesat për azil. Por, nga ana tjetër, u fol shumë për mundësitë që paraqet potenciali i të rinjve dhe rrugët që duhet të gjenden për mbështetjen e tyre, si p.sh duke njohur diplomat në profesione të kërkuara.

Vizita në Tiranë ishte stacioni i parë i udhëtimit të Kancelares Federale në Ballkanin Perëndimor. Pas Shqipërisë ajo vizitoi Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 2593040

Nr. i emergjences: +49 174 8619587

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00