Ministri bavarez i Drejtësisë Bausback priti homologun e tij shqiptar Ylli Manjani

Ministri bavarez i Drejtësisë Prof. Dr. Winfried Bausback priti sot në Pallatin e Drejtesise ne Mynih  homologun e tij shqiptar Ylli Manjani, per një shkëmbim mendimesh mbi politikat ligjore. Bisedimet përfshine zhvillimin e bashkëpunimit bavarezo shqiptar është në fushen ligjore. Ky bashkëpunim, synon  të mbështese Shqipërine vecanerisht  në afrimin e saj me Bashkimin Evropian në fushën e drejtësisë. Më pas, Ministrat e Drejtësisë shkëmbyen mendime mbi reformën e gjyqësorit në Shqipëri dhe zbatimin e tij, si dhe çështjet aktuale të politikave ligjore.

Bausback u shpreh se : "Shkembimi i përvojes se sotme është një hap i rëndësishëm për një bashkëpunim të rregullt dhe të suksesshem në fushën e drejtësisë mes Bavarise dhe Shqipërisë. Jam, pra, i kënaqur që ne kemi mundësi sot të flasim për mundësitë e bashkëpunimit transnacional"

Manjani theksoi: "Për mua, bashkëpunimi bilateral është shumë i rëndësishem, marrëdhëniet me Bavarine janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Po keshtu ne jemi  shumë të afërt sa i përket botekuptimit dhe mentalitit."

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 2593040

Nr. i emergjences: +49 174 8619587

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00