Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Gjermani:

Te nderuar qytetare shqiptare, qe gjendeni ende brenda territorit te Republikes Federale Gjermane:
Te gjithe ju qe nuk keni me mundesi te ktheheni ne Shqiperi dhe jeni te detyruar te qendroni ne Gjermani deri ne rihapjen e mundesive te transportit per Shqiperi, lutemi vini re se kufizimi i qendrimit per 90 dite nuk do te çojë automatikisht ne penalizimin tuaj nese ju adresoni kete situate prane autoriteteve respektive te qytetit dhe landit ne te cilin po qendroni ne kohe dhe para skadimit te afatit te udhetimit per 90 dite.
 
Shume e Rendesishme:
Te vetmet autoritete ne Gjermani per te miratuar zgjatjen e qendrimit ne zonen e Shengen si dhe cdo lloj vize tjeter qe mund t´i mbaroje afati brenda kohes qe nuk eshte e mundur udhetimi jashte Gjermanise jane Zyrat e te Huajve (Ausländerämter) te secilit qytet ne secilin Land (Shtet Federal).
Lutemi sigurohuni qe te merrni kontakt (permes mailit, telefonit, paraqitjes personale vetem ne rastet kur ju kerkohet shprehimisht te veproni keshtu) me keto zyra dhe te protokolloni zyrtarisht kerkesen tuaj per zgjatjen e afatit te qendrimit sipas ligjit ne fuqi. Lutemi ruajeni me shume kujdes kete dokument dhe ne momentin e largimit nga Gjermani, paraqiteni ate si dhe kopjen e biletes origjinale te cilen nuk mund ta perdornit per shkak te pezullimit te udhetimit gjate kontrollit te pasaportes.
Per shkak te mbingarkeses qe kane zyrat e te huajve (Ausländeramt) ne kohen e kufizimeve ne levizje, ju keshillojme te kontrolloni faqet respektive te internetit te tyre per te marre informacion mbi menyren e kontaktimit dhe protokollimin zyrtar te kerkeses per zgjatjen e vizes. Ju lutemi, mos shkoni prane zyrave pa marre nje informacion te qarte nese mund te shkoni apo nese ju lejohet te shkoni per te shmangur rrezikun e infektimit tuaj.
 
Gjithashtu informojme te gjithe qytetaret te kthehen sa me pare dhe para perfundimit te afatit te udhetimit brenda mundesise me te parë.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 2593040

Nr. i emergjences: +49 1798215905 / +49 1748 61 9587

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00