Përfundon procedura e ratifikimit të Marrëveshjes së Mbrojtjes Shoqërore me Gjermaninë

Ambasadori i RSH- ne Gjermani z. Artur Kuko, shkembeu, me date 19 shtator 2017, ne Ministrine e Jashtme Federale te Gjermanise, instrumentet e ratifikimit te Marreveshjes per Mbrojtjen Shoqerore, te nenshkruar me 23 shtator 2015 dhe Protokollin Perfundimtar te saj.

Kjo Marreveshje e cila synon te jetesoje nje nga premtimet e Samitit te Pare te Diaspores per njohjen e kontributeve shoqerore te bashkeatdhetareve tane jashte vendit, sherben pertej fushes se pensioneve, duke perfshire edhe njohjen e ndersjellte te sigurimeve shendetesore, lejeve te lindjes, sigurimit te aksidenteve ne pune dhe semundje profesionale, pensionit familjar, etj.

Maria Gosse, Zv. Drejtore e Drejtorise Juridike ne Ministrine e Punete te Jashtme gjermane e vleresoi lart Marreveshjen, e cila perben nje instrument te vlefshem per lehtesimin e jetes se qytetareve ne drejtim te mbrojtjes sociale.

Shqiperia ka nenshkruar marreveshje te tilla dhe me disa vende te BE-se dhe jashte saj. Qeveria shqiptare eshte e angazhuar qe nje marreveshje e tille te nenshkruhet sidomos me ato vende ku ka nje prani te madhe te shtetasve shqiptare.

Marreveshja ne fjale do te hyje ne fuqi ne 1 dhjetor 2017.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 304-00
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 259304 00

E-MAIL


embassy.berlin@mfa.gov.al
konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.30 - 13.00