Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë z. Jani Jani zhvilloi më datë 31 Tetor 2014 një takim kortezie me Rektorin e Universitetit të Janinës z. Jorgos Kapsalis.
Zoti Kapsali vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Universitetin e Gjirokastrës dhe shprehu dëshirën e tij për përforcimin e bashkëpunimit dhe me Universitetin e Tiranës. Nga ana e tij z. Jani Jani siguroi z. Kapsali për mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme në Janinë si dhe për kontributin e saj në përforcimin e bashkëpunimit midis Universiteteve Shqiptare me Universitetin e Janinës. Gjithashtu e falenderoi Universitetin e Janinës për mbështetjen e dhënë në botimin e librave ndihmëse shkollore që i adresohen minoritetit grek në Shqipëri