Cakaj bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Holandës Blok/ Holanda vlerëson pozitivisht arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok.

Diskutimi kryesor mes dy homologëve ishte rruga evropiane e Shqipërisë, për të cilën Cakaj e informoi hollësisht Blok mbi përparimin që ka bërë Shqipëria në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Përkushtimi ynë është i plotë, për të mbyllur të gjitha detyrimet e nevojshme, për të përparuar në procesin e negociimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”- u shpreh Cakaj në një reagim në facebook, lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se Holanda vlerëson pozitivisht arritjet e deritanishme të Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe dhe vazhdon ta mbështesë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria do të vazhdojë vetëm përpara e drejt Bashkimit Evropian.”- përmbylli kryediplomati.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00