Cakaj i kërkon njohjen e Kosovës ministrit të Serbisë dhe ministres së Bosnjë e Hercegovinës

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se në mbledhjen e sotme virtuale të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i ka kërkuar Ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin Republikën e Kosovës.

“Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Në këtë kuptim, njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian.”- u shpreh Cakaj në reagim.

Gjithashtu, Cakaj theksoi se ëshrë bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike.

“Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.”- përfundoi Kryediplomati.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00