Cakaj takim me Kryetarin e Bujanocit/ Do të punojmë pakursyer për ngritjen e faktorit shqiptar në Luginë

Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

Diskutimet gjatë takimit u fokusuan në çështje që kërkojnë angazhim të përbashkët, të lidhura me mbështetjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Në një postim në facebook lidhur me këtë takim, Cakaj shprehu mirënjohjen për punën e bërë deri më tani dhe gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për koalicionin e shumicës shqiptare në Bujanoc.

“Pas koalicionit të Luginës së Bashkuar, puna e këtij koalicioni është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.” – theksoi Cakaj.

Bashkëbiseduesit ndanë, gjithashtu, të njëjtin shqetësim lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në të gjithë Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.

“Pavarësisht sfidave, ne do të punojmë bashkërisht e pakursyer për ngritjen e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës.” – shprehu angazhimin e tij Cakaj në përfundim të postimit.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00