Cakaj takim me studentët e Luginës së Preshevës/ Mbështetja e Shqipërisë mbetet e patjetërsueshme për ngritjen shoqërore dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në Shqipëri.

“Mbështetja e Shqipërisë është e një rëndësie të patjetërsueshme për ngritjen shoqërore dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.Kjo kauzë na detyron të gjithëve.”- u shpreh Cakaj në një reagim në facebook lidhur me takimin.

Në takim u diskutua edhe për përgatitjet që po bën qeveria shqiptare për të filluar me projektin e trajnimit të mësuesve shqiptarë dhe plotësimin me tituj bashkëkohorë e shkencorë të librarive të Luginës së Preshevës.

“Edhe me masa të tjera mbështetëse së shpejti…”- lajmëroi kryediplomati në postim.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00