Cakaj takim online me Várhelyi dhe Ministrat e Jashtëm të BP: Plani i investimeve i rëndësishëm për ekonomitë e vendeve tona

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në video konferencën e zhvilluar mes Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Në një reagim në facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në video konferencë, Cakaj bëri me dije se diskutimi u përqendrua tek prioritetet e projekteve ekonomike e harmonizimi i objektivave rajonale para publikimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian.

“Ky plan investimesh është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për të transformuar ekonomitë e vendeve tona veç e veç, por edhe për të përshpejtuar procesin e rritjes së kapaciteteve të përgjithshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – theksoi Kryediplomati Cakaj në postim.

Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar punën e pakursyer për anëtarësim në BE.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00