Cakaj takon Çavuşoğlu/ Turqia mbështet Shqipërinë për kandidaturën në Këshillin e Sigurimit

Gjatë qëndrimit të tij në Antalia, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Biseda e ministrave u fokusua tek bashkëpunimi në rrafshin dypalësh, gjendja politike në Ballkanin Perëndimor dhe ndërveprimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në.

“Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Shqipërisë, veçanërisht edhe për kandidaturën tonë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.”- shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë kryediplomati Cakaj, në një reagim në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00