Cakaj takon Gordan Grlic-Radman: Kroacia mbështet mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare

Gjatë qëndrimit në Antalia, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Takimi u fokusua në diskutime të lidhura me marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian.

Sikurse shprehet Cakaj, në një reagim në facebook lidhur me takimin e zhvilluar, Kroacia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare bazuar në punën madhore për plotësimin e kushteve të Shqipërisë, të dokumentuar edhe nga Komisioni Evropian.

“Një gjë tjetër me rëndësi: Kroacia konfirmon mbështetjen për kandidaturën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.” – përmbylli Cakaj reagimin e tij.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00