Cakaj takon Kairat Adbrakhamanov: Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioni i OSBE-së

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Hagë, gjatë të cilës ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kairat Adbrakhamanov.

Në takim me Komisionerin e Lartë Adbrakhamanov, Cakaj theksoi se biseda u përqëndrua në çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

“Shpalosëm informacion të hollësishëm edhe për disa praktika të tjera atje, lidhur me pamundësinë e përdorimit të hapur të simboleve kombëtare dhe nënpërfaqësimin e rëndë në institucione shtetërore.”- vijoi Cakaj në një postim në facebook, lidhur me takimin.

Gjithashtu, Kryediplomati bëri me dije se gjatë takimit u siguruan se kjo çështje do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioni i OSBE-së për Pakicat Kombëtare.

“Mirënjohje e pamatë për Komisionerin, për qasjen konstruktive në mbledhjen e sotme e ne do të vazhdojmë pakursyer për ta shtruar në çdo rrafsh ndërkombëtar fatin e vëllezërve tanë në Luginë.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00