Cakaj takon përfaqësuesit e Medvegjës/ Mbështetje financiare dhe politike për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihun dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Sylan.

Në takim u diskutua hollësisht mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave.

“Përderisa kjo po dëmton faktorin shqiptar atje, u pajtuam plotësisht për rëndësinë e një qasje të bashkërenduar të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.” – u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me takimin.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj njoftoi për mbështetjen financiare dhe politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë shqetësimeve e mbështetje konkrete shqiptarëve të Medvegjës.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00