Cakaj telefon Ekaterina Zaharieva: Bullgaria mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministren e Parë e Ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Homologët diskutuan hollësisht mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në organizata rajonale e ndërkombëtare si Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e NATO.

Gjithashtu, ministrat biseduan edhe për rëndësinë e forcimit të Procesit të Berlinit dhe domosdoshmërinë e përparimit të mëtejmë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Falënderojmë Bullgarinë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.” -u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook, lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Në përfundim të reagimit, Cakaj theksoi se Bullgaria mbështet fort liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës dhe ka pasur një sjellje shumë mbështetëse për Republikën e Kosovës në shumë nisma rajonale e jo vetëm.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00