Cakaj telefonatë me Arancha González Laya: Spanja mbështet Shqipërinë në BE

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit të tij në Maltë, ka zhvilluar edhe një lidhje telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.

Telefonata u fokusua në diskutime lidhur me çështjet të rëndësisë dypalëshe. Gjithashtu, homologët diskutuan për punën e bërë prej Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, bashkëpunimin mes dy vendeve brenda OSBE-së, si dhe ecurinë e organizimit të Unionit për Mesdheun, që do të mbahet në Barcelonë.

“Falënderues për mbështetjen tejet domethënëse të Spanjës në procesin e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE.” – u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook, sa i përket telefonatës së zhvilluar.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00