Cakaj telefonon Wendy Morton: Shqipëria llogarit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për kandidaturën në Këshillin e Sigurimit

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me Ministren për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Ministrat gjatë telefonatës vlerësuan pozitivisht bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në OSBE.

“E informova hollësisht për synimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit për 2022-2023. Duke marrë parasysh bashkëpunimin dypalësh, vlerat e përbashkëta e aleancën e vyer në NATO, Shqipëria llogarit mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për kandidaturën e saj në Këshillin e Sigurimit.” – theksoi Cakaj në një reagim në facebook, lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Më tej, ministrat u dakordësuan për të lidhur edhe disa marrëveshje dypalëshe, me qëllim zgjerimin e fushëveprimit të bashkëpunimit shumë dobiprurës mes dy vendeve.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00