Dëgjesa mbi Ballkanin/ Cakaj vlerëson kongresmenin Engel: Ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj për pavarësinë e Kosovës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vlerësoi nëpërmjet një reagimi në Facebook, fjalën e mbajtur prej Kongresmenit Engel në dëgjesën e tij të fundit mbi Ballkanin.

“Kongresmeni Engel shpreh fare qartë, jo vetëm thirrjen që Serbia të pajtohet me realitetin e ri në Ballkan, duke njohur Republikën e Kosovës, por edhe absurditetin e plotë të pengimit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.” -theksoi Cakaj në postim.

Për më shumë, Cakaj shprehet se derisa Engel është i qartë në rëndësinë e vënies së drejtësisë për këdo që ka kryer krime, ky i fundit po ashtu thekson se Serbia pothuajse s’ka bërë asgjë në ndëshkimin e krimeve të luftës, duke përmendur veçanërisht rastin e vëllezërve Bytyqi.

Sipas Kryediplomatit Cakaj, Kongresmeni Engel ka qenë një prej zërave më të vyer, mbështetësve më të mëdhenj dhe personave më të angazhuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës, për tre dekada radhazi.

“Për këtë, ai meriton falënderime të pamata e mirënjohje të pafundme.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00