Kërkesat e Këshillave Kombëtarë Shqiptarë/ Cakaj: Kemi vendosur ta ndajmë ndihmën financiare për shqiptarët në rajon

Në kuadër të mbështetjes së shqiptarëve në rajon, veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, qeveria shqiptare ka vendosur të ndajë ndihmën financiare në disa projekte, sipas kërkesave të Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryediplomati Cakaj në një reagim në Facebook.

Më konkretisht, Cakaj u shpreh se do të mbështeten projektet për organizim të kurseve për mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit në Tivar, fushata sensibilizuese për deklarimin e identitetit kombëtar në procesin e censusit të 2021 në Mal të Zi, projekti i ndihmës juridike falas kundër procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve dhe disa propozime nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës. Sipas Ministrit në detyrë Cakaj, kjo mbështetje do të shërbejë për të gjallëruar punën e Këshillave Kombëtarë Shqiptarë.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00