Mbështetja financiare për shqiptarët në Malin e Zi/ Cakaj: Me rëndësi ruajtja dhe ngritja e arsimit shqip në këtë vend

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, bëri me dije se pas mbështetjes financiare për ngritjen e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin, është vendosur të jepet mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.

Gjithashtu, siç thekson Cakaj në postim, është marrë përsipër edhe pajisja me literaturë bashkëkohore e këtyre shkollave.

“Derisa të ngrihet Fondi Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne do të vijojmë me mbështetje financiare të projekteve me rëndësi për ruajtjen e ngritjen e arsimit shqip në Mal të Zi.”- u shpreh Cakaj.

Në përfundim të reagimit, Ministri në detyrë Cakaj lajmëroi se brenda një kohe të shkurtër do të bëhet e mundur hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00