Mbledhja e Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave/ Cakaj: Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Sesionin e Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u drejtua nga kryesia greke e KiE dhe për shkak të situatës pandemike, u zhvillua online. Sesioni i këtij viti ishte i veçantë, pasi data 4 nëntor 2020, përkon me 70 vjetorin e miratimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndër tema të rëndësishme të diskutuara me përfaqësuesit e lartë të 47 vendeve anëtare në këtë Sesion, Kryediplomati Cakaj theksoi edhe nevojën e menjëhershme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë.” – shprehu bindjen Cakaj në një postim në facebook.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00