Ministeriali jo-formal i Këshillit të Ministrave të Vendeve të BEZD, merr masa e veprime ndaj ndikimit ekonomik nga pandemia

Ministeriali jo-formal i Këshillit të Ministrave të Vendeve Anëtarë të BEZD, ka zhvilluar sot një takim përmes një video-konference, ku Shqipëria është përfaqësuar nga Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare.

Ministeriali, i cili u zhvillua në këtë format për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19, kishte si qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve mbi masat e duhura brenda BEDZ, për trajtimin adekuat të ndikimit ekonomik të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë dhe për të përmbushur këtë sfidë në një frymë solidariteti, kohezioni dhe veprimi konstruktiv.

Zëvendësministri Tare, pasi përgëzoi Presidencën Rumune për mbajtjen e këtij takimi të suksesshëm dhe për të gjithë punën për zbatimin e prioriteteve të saj në këto kohë të vështira, në fjalën e tij u fokusua ndër të tjera në bashkëpunimin Shqipëri-BEDZ dhe në masat që vendi ynë ka marrë për trajtimin e pandemisë.

Ai vuri në dukje marrjen përsipër të Presidencës së kësaj Organizate nga ana e Shqipërisë duke filluar nga janari i vitit 2021, me asistencën e Sekretariatit të BEDZ. Në fund, Zv/Ministri Tare nënvizoi gamën gjithëpërfshirëse të masave të marra nga Qeveria shqiptare për përballimin e efekteve të COVID-19, si dhe bashkëpunimin e vendit tonë me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, për lehtësimin e barrës së pasojave të krizës pandemike.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00