Ministrja Xhaçka takon nuncin apostolik në Shqipëri: Mbështetja e bashkëpunimi përtej përkatësive fetare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Nuncin Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, Monsignor Luigi Bonazzi.

Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Monsignor Bonazzi në çështjet humanitare dhe social-kulturore, të cilat sipas saj në kontekstin e harmonisë fetare në Shqipëri, shkojnë përtej përkatësive fetare.

Gjithashtu, Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, duke theksuar se mbetet e gatshme për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00