Ministrja Xhaçka uron Sekretarin Blinken: Krah për krah për forcimin e partneritetit strategjik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur konfirmimin e Antony Blinken si Sekretar i Shtetit të SHBA.

Sipas Ministres Xhaçka, bashkëpunimi me Sekretarin Blinken do të çojë në avancimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë e SHBA-ve, si dhe do të konsolidojë partneritetin strategjik të tyre.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet mirënjohëse ndaj SHBA për mbështetjen në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese të vendit.

Antony Blinken u votua të martën nga Senati i Shteteve të Bashkuara si Sekretari i ri i Shtetit, pas fitores së presidentit Joe Biden.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00