Shqipëria i bashkohet nismës kanadeze, Xhaçka: Ndalimet Arbitrare s’duhen përdorur si mjet për politikën e jashtme

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në shpalljen e Deklaratës Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet Shtet me Shtet, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Kanadasë.

Në fjalën e saj, Ministrja Xhaçka ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për këtë deklaratë, teksa e cilësoi si të papranueshme rritjen e numrit të ndalimeve arbitrare të shtetasve të huaj të pafajshëm, nga qeveritë, të cilat sipas saj duan t’i përdorin ato si mjete negocimi në marrëdhëniet e tyre me qeveritë dhe vendet e origjinës të të ndaluarve.

“Ne duhet t’u dërgojmë një mesazh të qartë të gjithë atyre, që e konsiderojnë ndalimin arbitrar të shtetasve të huaj, si një mjet për politikën e jashtme, se veprimet e tilla kanë një çmim. Dhe ky çmim nuk është i parëndësishëm, por një njollë mbi reputacionin dhe imazhin e atyre që përfshihen në veprime të tilla”, u shpreh ajo.

Kryediplomatja Xhaçka përgëzoi Kanadanë për këtë iniciativë, duke e cilësuar këtë deklaratë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër ndalimeve arbitrare në marrëdhëniet midis shteteve.

Në konferencë përshëndetën përfaqësues të lartë të diplomacisë europiane e botërore si dhe personalitete kanadeze me ndikim në jetën politike, sociale e kulturore në botë.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00