Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s/ Cakaj: Krenar për kontributin e Shqipërisë në këtë organizatë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual dy ditor të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, i cili u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Në takim, u trajtuan çështjet kryesore me të cilat përballet aktualisht siguria transatlantike, si përforcimet ushtarake të Rusisë, përqasja ndaj Kinës, ecuria e misionit të NATO-s në Afganistan, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe atyre në Detin e Zi.

“Kjo mbledhje dy ditore e Ministrave të Jashtëm të NATO-s ishte jashtëzakonisht e vyer edhe për t’i dhënë një mbështetje shtesë projektit të rritjes së kapaciteteve vepruese dhe forcimit të unitetit të brendshëm brenda Aleancës – NATO 2030.” – u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook, sa i përket pjesëmarrjes së tij në këtë takim.

Në përfundim Cakaj shprehu krenari për kontributin dhe frymën bashkëpunuese të Shqipërisë, që prej anëtarësimit të saj në NATO.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00