Takimi i Nivelit të Lartë të KDNJ/ Zv. Ministri Tare: Mbrojtja e të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, prioritete kyçe në rrugën drejt BE

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare, mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të sesionit të 46-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që u mbajt më 22-24 shkurt 2021, në format virtual.

Në fjalën e tij, Zv/Ministri Tare vlerësoi rolin shumë të rëndësishëm që Këshilli luan në sistemin multilateral, teksa theksoi se Shqipëria është e angazhuar për zhvillimin e këtij sistemi, i cili aktualisht është më se i nevojshëm, duke marrë parasysh vështirësitë që pandemia Covid-19 ka sjellë.

Zv/Ministri Tare deklaroi se mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, janë prioritete kyçe të Shqipërisë, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe në kuadër të përmbushjes së standarteve, në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, zv/Ministri Tare u shpreh se këtë vit, Shqipëria synon që të zgjidhet si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023 dhe se gjatë anëtarësimit të saj, vendi ynë do të kontribuojë për ruajtjen e paqes, sigurisë, si dhe në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në mbyllje, zv/Ministri Tare deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe do t’i bashkohet përpjekjeve multilaterale për përmirësimin e të drejtave të njeriut, përballë rritjes së pabarazive dhe efekteve të pandemisë Covid-19.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00