Takimi me ministrat e Jashtëm të vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, Cakaj: Në fokus, pandemia dhe ndërlidhja rajonale

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual të zhvilluar me Ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi.

Takimi kishte në fokus diskutime për luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe përpjekjen e vazhdueshme për të forcuar ndërlidhjen rajonale.

Në një reagim në Facebook, lidhur me takimin, Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Shqipëria zyrtarisht merr presidencën e kësaj organizate për 6-mujorin e parë të vitit 2021.

“Së fundmi, Shqipëria ka udhëhequr nismën ShBA-Karta e Adriatikut (A5), Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe tani do të udhëheqë edhe Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi. Kjo tregon, jo vetëm fuqinë e shtuar të Shqipërisë në nisma rajonale, por edhe besueshmërinë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë për aftësitë e diplomacisë shqiptare.”- përfundoi Cakaj reagimin e tij.

 

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00