Xhaçka me kreun e OSBE-së në Shqipëri: Përparësia jonë, integrimi evropian dhe hapja e negociatave!

“Përparësia kryesore e vendit tonë, mbetet konsolidimi i procesit të integrimit evropian në hapjen e negociatave dhe vazhdimi i pajtueshmërisë me “acquis”, ku është investuar një punë e pakursyer politike, diplomatike dhe institucionale e Qeverisë”.

Kështu u shpreh Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë takimit që zhvilloi sot me kreun e OSBE-së në Shqipëri, z. Vincenzo Del Monaco.
“Në këtë drejtim, shtoi Xhaçka, Shqipëria mbetet në pritje të datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”.

Ministrja Xhaçka dhe ambasadori Del Monaco vlerësuan gjithashtu, suksesin e Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së gjatë vitit 2020, ku pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, Shqipëria nuk e humbi kurrë vëmendjen nga objektivat e saj, duke u përpjekur deri në fund për zbatimin e tyre me sukses.

Kryediplomatja Xhaçka vlerësoi angazhimin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe kontributin e saj drejt zhvillimit të reformave gjithëpërfshirëse në vend si dhe kontributin e saj drejt zhvillimit rajonal.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00