Xhaçka: Shqipëria ka bërë gjithçka i është kërkuar, radhën e ka BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Kuvend i ka kërkuar Bashkimit Evropian të vlerësojë reformat e arritura nga Shqipëria dhe të mbajë premtimin sa i takon integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Ajo që më bën optimiste që gjatë këtij viti nuk do të përsëritet më historia e zvarritjeve njëherë me 5 kushte e pastaj me 15, është fakti që mesa duket, brenda vetë BE, ka një ndërgjegjësim që refuzimi ose shtyrja për herë të disatë i mbledhjes ndërqeveritare, në një kohë kur qartazi Shqipëria i ka plotësuar të 15 kushtet, do të rrezikonte seriozisht vetë kredibilitetin e BE”, nënvizoi ministrja Xhaçka.

Sipas saj zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, të qeta dhe të gjithëpranuara, do jetë çelësi që do të hapë derën e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Është e vërtetë që ne si mazhorancë kemi përgjegjësitë tona. Por është po aq e vërtetë që deri sot që flasim i kemi trajtuar këto përgjegjësi me seriozitetin maksimal”, u shpreh ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ajo nënvizoi raportin paraprak që OSBE/ODHIR publikoi dy ditë më parë për zgjedhjet e 25 prillit. Për ministren Xhaçka, ky raport është më i miri që këto dy organizma kanë hartuar për zgjedhjet në Shqipëri.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00