Xhaçka uron LVV për fitoren: Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetëse e palëkundur e Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar partinë e Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë.

Ministrja Xhaçka i ka uruar LVV suksese në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara.

“Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e palëkundur dhe avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë”, shkruan ministrja në postimin e saj në Twitter.

Sipas Kryediplomates Xhaçka, zgjedhjet në Kosovë ishin një shfaqje maturie demokratike e klasës politike dhe institucioneve

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00