Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare mori pjesë në takimin virtual të Forumit të Pestë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun

Zëvendësministri Agron Tare mori pjesë në Forumin e Pestë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, që u mbajt online më 27 nëntor 2020.

Zëvendësministri Tare vlerësoi arritjet e organizatës. Bashkimi për Mesdheun mbetet forum për dialogun politik, platformat dhe projektet sektoriale me një impakt rajonal.
Shqipëria si mbështetëse e qasjes shumëpalëshe synon të marrë një rol proaktiv në formësimin e së ardhmes së një rajoni të përparuar, të qëndrueshëm dhe të sigurt euro-mesdhetar, si pjesë e politikës së saj të jashtme.

Zëvendësministri Tare, në kapacitetin e Shqipërisë si Kryetare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për vitin 2020 vlerësoi forcimin e partneritetit në dimensionin mesdhetar mes dy organizatave.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00