Zv/Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. A.Tare merr pjesë në Konferencën Paralele organizuar nga Platforma për Solidaritetin Civil

Më 7 Dhjetor u zhvillua Konferenca Paralele organizuar nga Platforma për Solidaritetin Civil, një koalicion i organizatave të shoqërise civile nga i gjithë rajoni i OSBE-së.  Një aktivitet i ngjashëm zhvillohet çdo vit në margjinat e Takimit të Këshillit Ministror të OSBE-së.

Në aktivitetin e mësipërm në format virtual, Kryesia shqiptare u përfaqësua nga Zv/Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Z.Agron Tare, një sesion ku u dorëzuan rekomandimet e shoqërisë civile mbi luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, si dhe mbi mbështetjen ndërkombëtare të tranzicionit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Bjellorusi.

Në këtë sesionin iu dorëzua, strukturave dhe institucioneve ekzekutive të OSBE-së, Deklarata e Tiranës për të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Luftën kundër Korrupsionit si dhe Agjenda për Mbështetjen Ndërkombëtare të Një Tranzicioni të të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë në Bjellorusi nga OJQ ndërkombëtare të shoqërisë civile dhe bjelloruse.

Në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve, Zv/Ministri A.Tare, nenvizoi se Kryesia shqiptare e OSBE 2020 vlerëson shumë rolin që shoqëria civile luan në rajonin e OSBE-së, duke theksuar se “gjatë këtij viti ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar një qasje të gjerë dhe të hapur për shoqërinë civile në takimet tona, në përputhje me dokumentet dhe vendimet tona të OSBE-së “.

Ai u ndal dhe shprehu keqardhjen për mosmbajtjen këtë vit, si pasojë e pandemisë, të Takimeve Implementuese të Dimensionit Njerëzor. Ky, cilësoi Zv Ministri, ishte një nga vendimet më të vështira që Kryesia shqiptare duhet te merrte, pasi ky event më i madhi në Evropë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, është i pazëvendësueshëm.

Eventet on-line të realizuara nga Kryesia shqiptare sidoqoftë pasqyruan vendosmërinë tonë për të mbajtur gjallë debatin mbi dimensionin njerëzor në këto rrethana të jashtëzakonshme. Nga kjo përvojë e distancimit shoqëror u pa se patëm pjesëmarrje më të lartë të Organizatave të Shoqërisë Civile këtë vit sesa në takimet e përvitshme tradicionale me prani fizike.

Në përfundim Zv/Ministri shprehu falenderime për organizatorët dhe organizatat e përfshira në hartimin e Deklaratës së Tiranës 2020 dhe Agjendën për Mbështetjen Ndërkombëtare në Bjellorusi.

Adresa

Plateia “Arch.Spyridonas” ,13, Odos “Anastasiou Zini”,
12, T.K. 45444, Ioannina, Greece

Tel / Fax

Tel. +30 26510 21330 +30 26510 22636
Fax. +30 26510 37768
Nr. i emergjences: +306971533398

E-MAIL

consulate.ioanina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00