Lindjet

Prindërit, shtetas shqiptarë me banim jashtë Shqipërisë, janë të detyruar me ligj të regjistrojnë fëmijët e tyre të që kanë lindur jashtë vendit në Regjistrin e Gjendjes Civile të Shqipërisë. Regjistrimi i fëmijëve mund të bëhet direkt nga prindërit, por edhe nëpërmjet Konsullatës së Përgjithshme në Mynih.

Regjistrimi nga prindërit

Për regjistrimin e fëmijës së lindur në Gjermani në Regjistrin e Gjendjes Civile të Shqipërisë, prindërit duhet të marrin nga Zyra e Gjendjes Civile ne Gjermani një certifikate internacionale të femijes (Auszug aus dem Geburtseintrag) dhe me pas te apostillojne dokumentin ne zyrat gjermane te landit. Zyrat ku merret vula Apostille jane Bezirksregierung ose Regierungspräsidium ose Landesverwaltungsamt.

 

Regjistrimi nëpërmjet Konsullatës

Rregjistrimi nga Konsullata behet vetem brenda 3 muajve nga data e lindjes se femijes. Për regjistrimin e fëmijës përmes Konsullatës në Mynih, prindërit duhet të paraqesin certifikatën e lindjes së fëmijës të vulosur me Apostille sipas rastit nga njëri nga këta organe: Bezirksamt, Bezirksregierung, Landesverwaltungsamt, Regierungspräsidium.

Certifikata dergohet ne Konsullatë, e perkthyer ne shqip nga nje perkthyes i certifikuar. Gjithashtu, prinderit duhet te shkruajne nje kerkese te thjeshte (te shtypur ne computer) drejtuar ambasades, ne te cilen do te shkruajne numrin e gjendjes civile ne Shqiperi dhe emrin e qytetit ku do te regjistrohet femija.Gjithashtu do te dergojne kopje te pasaportave ose kartave te identitetit; nje certifikate familjare ose martese.

Kur prindërit janë të martuar, regjistrimi bëhet në Regjistrin Themeltar të Gjendjes Civile ku gjendet i regjistruar i ati. Nëse janë të pamartuar vendi i regjistrimit caktohet me pëlqim paraprak të dy prindërve.

Për regjistrimin nuk është e nevojshme që prindërit të paraqiten personalisht në Ambasadë. Dokumentet e nevojshme dërgohen me postë. Përveç dokumenteve, zarfi duhet të përmbajë edhe faturën e pagesës 10 euro per Vërtetim përkthimi nga Konsullata .

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
Ehrenbreitsteiner strasse 28, 2 OG, 80993 München

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00