Prokurat e posaçme

Konsullata mund të përpilojë prokura të thjeshta për autorizim përfaqësimi për veprime të thjeshta që nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave dhe detyrimeve të të përfaqësuarit.

Nga ky shërbim që ofrohet nga Konsullata përfitojnë vetëm shtetasit shqiptarë, me banim e qëndrim të rregullt në Gjermani.

Për t’u pajisur me prokurë shtetasi duhet të paraqitet detyrimisht në Konsullatë. Me vete duhet të ketë pasaportën e vlefshme shqiptare ose kartën e identitetit, si dhe dokumente të mjaftueshme që tregojnë se ka qëndrim të rregullt në Gjermani. Gjithashtu duhet që të dihen me saktësi edhe të dhënat e personit të autorizuar: përveç emrit, vendlindja, datëlindja, adresa, numri i pasaportës ose kartës së identitetit.

Tarifa për përgatitjen e prokurave në Konsullatë është 20€/faqe.

Pagesa për tarifën duhet të bëhet paraprakisht në llogarinë e Konsullatës për shërbimet konsullore.

 

Duhet pasur parasysh që Konsullata nuk mund të lëshojë prokura që kanë të bëjnë me ndryshime pronësie, si p.sh. veprime që kalojnë pronësinë mbi pronat e paluajtshme, dhe prokura që kanë të bëjnë me detyrime nga kontratat. Këto prokura mund të porositen vetëm te noterët e licencuar në Gjermani.

Te një noter gjerman mund të shkohet edhe si zgjidhje alternative, nëse nuk keni mundësi të paraqiteni në Konsullatë.

Prokurat e lëshuara nga noterë gjermanë kanë nevojë për vulë Apostile (Aplostille Stempel) në Gjykatën e Rrethit (Landgericht)  në mënyrë që të njihen në Shqipëri (shih: legalizimi i dokumenteve).

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
Ehrenbreitsteiner strasse 28, 2 OG, 80993 München

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00