Raste vdekjesh

Në raste vdekjesh Konsullata ndihmon në përgatitjen e procedurave për transportimin e trupit të të ndjerit për nëatdhe, por nuk merr përsipër transportin dhe shpenzimet.

 

Për transportin e trupit të të ndjerit për në atdhe, firma e transportit duhet të jetë e pajisur patjetër me një “Leje kalimi të trupit”, i cili përgatitet në Konsullatë.

 

Për përgatitjen e kësaj leje kalimi të trupit firma e transportit ose të afërm e të ndjerit duhet të paraqesin në Konsullatë dokumentet e mëposhtme:

 

1. Pasaportën ose kopjen e pasaportës personale e të ndjerit. Në mungesë të pasaportës, paraqiten dokumente të tjera identifikuese, si kartë identiteti, certifikatë lindje me fotografi, patentë drejtimi automjeti;

 

2. Dokument lëshuar nga autoritetet gjermane që vërteton se trupi i të ndjerit është i lirë për t’u transportuar (Leichenpass);

 

3. Vërtetim vdekje (Todesbescheinigung);

 

4. Mund të sillet edhe origjinali i certifikatës së vdekjes (Sterbeurkunde) me vulë Apostile.

 

Shënim

-çertifikata e vdekjes (Sterbeurkunde) duhet të pajiset me Vulë Apostile (Aplostille Stempel) për tu njohur  nga Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri për të kryer proceduart e crregjistrimit nga regjistri i gjendjes civile (shih: legalizimi i dokumenteve);

-Konsullata përgatit lejen e kalimit të trupit brenda ditës së mbërritjes të dokumentacionit të mësipërm.

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
Ehrenbreitsteiner strasse 28, 2 OG, 80993 München

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00