Articles

NJOFTIM

Albanian

 
Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Selanik, duke ndjekur me shqetësim situatën e krijuar, masat e ndërmarra nga autoritetet përgjegjëse në Greqi, Shqipëri dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe alerti i lëshuar për riskun e lartë të koronavirusit, njofton se duke filluar nga data 13 mars deri më 3 prill 2020 do të ndërpriten të gjitha shërbimet me prezencë fizike dhe konkretisht aplikimet për Pasaporta dhe karta ID. Ndërkohë ju sigurojmë shërbimet me postë si dhe për rastet e emergjencës.

NJOFTIM

Albanian

Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Selanik, nisur nga kërkesat dhe fluksi i qytetarëve për rinovimin e Pasaportës dhe Kartës ID, ka vendosur:
1. Dyfishimin e numrit të aplikimeve ditore për Pasaportë dhe Kartë ID.
2. Afrimin e datave të aplikimeve.
3. Datat e planifikuara për muajin Prill 2020 do të spostohen respektivisht brënda muajit Mars 2020, sipas listës së mëposhtme.
4. Lutemi qytetarëve të zbatojnë rigorozisht datën dhe orën e takimit të caktuar nga Konsulli.

NJOFTIM

Albanian

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik nisur nga kërkesat e shtuara të qytetarëve shqiptarë për rinovimin e dokumentave të identifikimit – Pasaportës dhe Kartës ID -e vetëdijshme dhe e përgjegjshme për rëndësinë që kanë dokumentat e identifikimit në jetën e përditshme të gjithësecilit, ka vendosur që, duke filluar nga muaji shkurt 2020 deri në në një periudhë të pacaktuar të ofrojë shërbime konsullore për aplikimet për Pasaportë dhe Kartë ID edhe ditët e shtuna nga ora 9.30 deri në 13.00

Cakaj – Sarrazi: BE të mbajë premtimin për çeljen e negociatave.

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim miqësor me Raportuesin për Shqipërinë në Komitetin për Çështjet Evropiane në Bundestag, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazi.

Në takim, Ministri në Detyrë Cakaj shprehu vlerësimin e tij për qasjen inkurajuese të raportuesit për Shqipërinë Sarrazi për avancimin e mëtejshëm të agjendës evropiane të Shqipërisë.

Ministri në Detyrë Cakaj në takimet me faktorin politik shqiptar në Malin e Zi: Zgjedhjet në Tuz, mesazh i shkëlqyer i bashkimit të shqiptarëve

Albanian

Gjatë vizitës në Malin e Zi, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me të gjithë përfaqësuesit e faktorit politik shqiptar në vendin fqinj.

Arti shqiptar në Selanik, hapet ekspozita e tre piktoreve shqiptare.

Albanian

Për rreth një javë, në ambientet e galerisë “Myro” në Selanik u hap ekspozita e piktorëve Foti Kllogjeri, piktor, pjesë e diasporës shqiptarë në Greqinë e Veriut dhe dy profesorëve të Akademisë së Arteve të Bukura të Tiranës, Albes Fusha dhe Edmond Gjikopuli.

Në veprat e ekspozitës ishin përfshirë një pjesë e punimeve të 3 artistëve, në piktura dhe fotografi.

Kjo eskpozitë pati jehonë në shtypin grek dhe mediat shqiptare dhe u ndoq me interes të veçantë nga artëdashësit e qytetit të Selanikut.

The Stabilisation and Association Council (SA Council) between Albania and the European Union

Albanian

The Stabilisation and Association Council (SA Council) between Albania and the European Union held its ninth meeting on 15 November 2017.

Këshilli i Stabilizim dhe Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të 9-të më 15 nëntor 2017.

Albanian

Bruksel, 15 nëntor 2017

Deklarata e përbashkët për shtyp

Këshilli i Stabilizim dhe Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të 9-të më 15 nëntor 2017.

SUMMER AT MARUBI

Albanian

 

Me mbështetjen Ministrisë së Punëve të Jashtme, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, lançon internshipin “Summer at Marubi”, një iniciativë e cila synon përfshirjen e të rinjëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në punën e muzeut gjatë pushimeve verore. 

Kjo nismë zhvillohet si vijimësi e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare dhe ka si qëllim sensibilizim e brezave të rinj ndaj trashëgimisë së Marubëve si një ndër thesaret më të çmuara të kulturës shqiptare që përmes fotografisë, sjell në dritë momente, personazhe, ngjarje të një harku kohor mbi njëqind vjeçar.

FESTIVALI I 5-TË I SHUMËGJUHËSISË SELANIK

Albanian

Në datat 26-27-28 Maj në ambientet e Bashkisë Selanik u organizua "Festivali i 5-të i Shumëgjuhësisë Selanik 2017.

Pages

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
8:30 - 16:30