Java e "Sofrës Ballkanike”, organizuar nga Bashkia Neapoli, Selanik.

Bashkia Neapoli Selanik, prej datës 31 Gusht deri më datë 4 Shtator 2016 organizoi për të gjashtëmbëdhjetin vit rradhazi  “Sofrën Ballkanike 2016”, në të cilën morën pjesë shtete të rajonit të Ballkanit.

 

Në datë 03 Shtator 2016,  Konsullja e Përgjithshme e RSH në Selanik, Znj. Pavlina Ylli mori pjesë në “Natën Shqiptare”, aktivitet ky i zhvilluar në bashkëpunim mes Bashkisë Neapoli Selanik dhe Qendrës Kulturore Shqiptare “Pegasus”, e drejtuar nga Profesor Doktor Luan Zyka.

 

Pjesëmarrëse në promovimin e vlerave kulturore dhe artistike shqiptare, me një recital të sajin ishte e ftuar edhe këngatarja shqiptare Manjola Nallbani.

 

Në sheshin kryesor të Bashkisë së Neapolit, mes kioskave të shteteve të tjera ballkanike, u hap edhe kioska shqiptare, falë bashkëpunimit të shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqinë e Veriut, e cila pati një paraqitje dinjitoze

me një larmi materialesh dhe broshurash promovuese të kulturës, turizmit dhe artit shqiptar.

 

Konsullja e Përgjithshme, Znj. Ylli, falenderoi të pranishmit, organizatorët e këtij aktiviteti, i cili rrit frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të popujve të shteteve ballkanike

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00