Ministrja Xhaçka telefonon Augusto Santos Silva: Vlerësim maksimal për mbështetjen e Portugalisë në rrugëtimin tonë drejt BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva.
Ministrja Xhaçka vlerësoi përpjekjet e Portugalisë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. 
“Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të zhvillohet ashtu siç është premtuar, për t’i hapur rrugën Shqipërisë për të vazhduar përpara”, u shpreh kryediplomatja në rrjetet sociale.

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
8:30 - 16:30