Shqipëria, avokatja e padiskutueshme e Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në Tiranë Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, njëkohësisht Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla. 
Gjatë takimit, Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria do vazhdojë të ngrejë zërin për Kosovën dhe do ta ketë atë pjesë të çdo diskutimi. 
“Sot Shqipëria është një aktor shumë më i rëndësishëm se një dekadë më parë. Ne jemi sot më pranë se kurrë hapjes së negociatave me BE. Ne kemi sot një marrëdhënie më të fortë se kurrë me SHBA. Dhe akoma më i rëndësishëm është fakti, që pak muaj nga sot, ne ulemi në tryezën e Këshillit të Sigurimit. Ky është një zhvillim që i jep një dimension krejt të ri e një potencial të paparë si kurrë më parë diplomacisë sonë. Kjo është një mundësi për ne, por kjo është një mundësi edhe për Kosovën, e cila është një nga prioritetet e punës tonë atje. Ne do të punojmë duke ngritur zërin e duke risjellë në diskutimet e KS Kosovën, dhe duke bërë punë konkrete për të zgjeruar njohjet apo përfaqësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha kryediplomatja shqiptare në deklaratën për mediat pas takimit. 
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Xhaçka theksoi se rezultati duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore që mundëson njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve konform Kushtetutës së Kosovës.

Adresa

Tsimiski 43, TK 54623
Thesaloniki-Greece

Tel / Fax

Tel. 0030 2310257598
Fax.0030 2310 222571
Nr. emergjences : 00 30 6 983661224

E-MAIL

consulate.thesaloniki@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
8:30 - 16:30