Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë Prof. Fate Velaj i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Federal të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z. Alexander Van Der Bellen

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë Prof. Fate Velaj i dorezoi më 26 qershor 2024 letrat kredenciale Presidentit Federal të Republikës së Austrisë, SH.T.z. Alexander Van der Bellen.

Pas dorëzimit të letrave kredenciale Ambasadori Velaj i shprehu mirënjohjen Presidentit Van der Bellen për mbeshtetjen maksimale që i ka dhënë Shqipërisë në të gjithë rrugën e saj për integrimin në familjen e madhe të BE-së. Ai nenvizoi rolin që Austria ka luajtur dhe mbeshtetjen dhënë Shqipërisë në të gjithë rrugëtimin e saj që nga fillimet si shtet i ri, ku Babai i Kombit Shqiptar Ismail Qemali mori “bekimin” nga Ministri i Jashtëm austriak Bertold për shpalljen e shtetit te pavarur dhe i garantoi udhetimin drejt Vlorës. Ai nënvizoi rolin e Austrisë si avokati më i mirë për integrimin jo vetem te Shqipërisë, por edhe gjithe rajonin, duke dhënë ndihmën e saj maksimale në të gjitha proceset integruese e përbashkuese. Ambasadori Velaj u shpreh se duke patur mbeshtetjen e plote te autoriteteve shqiptare ai do te punojë për ta thelluar e zgjeruar edhe me tej bashkepunimin midis te dy vendeve në të gjitha fushat, duke mos u fokusuar vetëm në kryeqytetin Vjenë, por në të gjitha landet e Austrisë.

Ambasadori Velaj u prit me nderimet ushtarake nga Garda e Nderit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Prinz Eugen Str. 18/1/5
A-1040 Vienë

Tel / Fax

Tel. +43 1 328 8656
Fax. +43 1 328 8658

E-MAIL

embassy.vienna@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00