
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati drejtoi Komitetin e përbashkët të monitorimit të ndihmës financiare Shqipëri-BE. Marrëveshja Financiare IPA 2016, i hapi rrugën zbatimit të reformave tërësore në fusha të rëndësishme si lufta kundër korrupsionit dhe konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Këto prioritete synojnë krijimin e institucioneve llogaridhënëse. Mirënjohje taksapaguesve evropiane për mbështetjen që na japin në procesin e vështirë të reformave shtetkonsoliduese.