Konsulli i Pergjithshem, prof. Arjan Vasjari u takua diten e marte me Prefekten e Lecce-s Maria Rosa Trio dhe Kryetarin e Bashkise se ketij qyteti Carlo Salvemini. Me te dy bashkebiseduesit u nenvizua natyra e vecante e marredhenieve vellazerore mes dy popujve tane e cila eshte ushqyer ne keto tridhjete vjete lirie nga mikpritja dhe mirenjohja. “Thuhet se, ashtu si individet edhe popujt njihen ne caste kulmore. Saktesisht kjo ka ndodhur edhe ne marredheniet e shqiptareve me italianet. Ne vijojme nderkohe t’a thellojme njohjen tone dhe kjo ka bere qe t’iu cmojme per ate qe keni bere per ne dhe te n’a cmoni si nje popull qe di te jete mirenjohes dhe dinjitoz. Une besoj se kjo marredhenie speciale qe kemi me njeri-tjetrin shkon pertej nje empatie mes dy komshinjsh qe shkojne mire. Jam i bindur se eshte nje sentiment i thelle qe buron nga fakti se ne dime kush jemi, nga vijme, ku shkojme dhe se kurthet apo te papriturat e historise nuk mund t’a rrezikojne asnjehere”- tha Konsulli i Pergjithshem.
Qofte Prefektja Trio, qofte kryebashkiaku Salvemini cmuan shume historine e marredhenieve tona edhe ne kohet e veshtira per ne. “Eshte nje marredhenie vellazerore qe shkon me larg se keto tridhjete vjete-tha Prefektia Trio. Une e di shume mire se, edhe kur nuk iu lejohej qe te n’a frekuentonit dhe t’iu frekuentonim, prap se prape, sentimenti vellazeror mes nesh nuk u asgjesua. Liria e fituar, thjeshte e riaktivizoi”. Konsulli i Pergjithshem evidentoi autenticitetin e karakterit te shqiptareve por edhe ngjashmerine ne shume aspekte me italianet e jugut. “Jemi mesdhetare pra, pasionale, me karakter te forte qe dijne t’i qendrojne perballe jetes dhe sfidave. Shqiptaret, si askush tjeter, kane realizuar ne menyren me te natyrshme dhe dinjitoze integrimin e tyre ne shoqerine italiane. Ka pasur raste kur mund te jene perballur me paragjykimin por, e kane sfiduar ate dhe sot jane komuniteti i huaj “me italian” i Italise.”